Mijëra qytetare në Londër bllokuan rrugët dhe sheshet kryesore duke apeluar për paqe e duke kërkuar ti jepet fund përplasjeve SHBA-Iran.

 

Me pankarta në duar ku shkruhet “Jo luftë në Iran”, ata i bënë thirrje udhëheqësve më të lartë, Presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit suprem të Iranit Ajatollah Ali Khameneit, t’i japin fund përshkallëzimit të situatës.

 

Aktivistët për paqe u kerkuan mijëra qyetarëve britanikë t’u bashkohen ne marshimin e tyre.

 

Tubime paqësore u mbajten edhe në Bristol dhe Machester. Ato vijne vetëm pak ditë pasi presidenti Trump urdhëroi vrasjen e gjeneralit të lartë iranian Kasem Sulejman në Bagdad të premten e kaluar. Ekzekutimi i tij nxiti hakmarrjen e Teheranit qe goditi me raketa bazat ushtarake amerikane ne Irak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *