Zvicra e shqiptarëve u mposht me rezultanin minimal 1 me 0 nga Brazili. Seleçaot respektuan parshikimet duke mposhtur helvetët me një gol të Kasemiros në minutën e 83. Pjesa e parë nuk prodhoi asgjë ndërsa në të dytën Zvicra tentoi ti imponohej Brazilit por pa arritur të shënonte. Seleçaot zbllokun fillimisht shifrat në minutën e 64 me Vinicius por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Ishte mesfushori i Manchester United Kasemiro ai i cili ngriti braziliantë të kërcenin samba 7 minuta para fundit ku pas një kombinimi të bukur me Rodrigon tundi rrjetën e Somer. Tashmë brazili udhëheq grupin G me 6 pikë ndërsa Zvicra do e shkruaj fatin e saj në ndeshjen e radhës përballë Serbisë.

 

Me herët Gana ia doli me sukses të rrëmbente tre pikët përballë Koresë së Jugut. Kombëtarja afrikane mposhti me rezultatin 2-3, Koren e Jugut duke mbajtur  shpresat gjallë për një kualifikim në raundin tjetër.

 

Gana gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 24-të falë një goli të Mohammed Salisu. Kombëtarja afrikane shfrytëzoi momentin e mirë dhe pas dhjetë minutave, dyfishoi shifrat falë një goli të Mohammed Kudus.Me avantazhin e dy golave u mbyll pjesa e parë.

 

Ndërkoë që në të dytën reagojë Korea e Jugut ,ku  brenda 2 minutave shënoi dy gola me protagonist  Geu-Sung.Megjithë Gana përmbysi shifrat duke realizuar golin e tretë me Kudus  me një goditje preçize brenda zone ku nuk i la shumë shans reagimi portierit Kim.

 

Tashmë me këtë rezultat Gana mori 3 pikët e para në grupin H duke marrë vendi n e dytë në klasifikim,ndërsa Korea e Jugut mbetet në vend të fundit me vetëm një pikë.

 

Më herët Kameruni dhe Serbia përfunduan në 3 me 3. Një ndeshje e luftuar nga të dyja palët deri në fund. Ndonëse Serbia dominoi pjesën e parë të parët që kaluan në  avantazh ishin kamerunët ,megjithatë serbet e përmbysën rezultatin, por ishte Abbuker dhe Çupo-Mounting ata që barazuan shifrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *