Sekretari i Përgjithshëm I LSI-së, Endrit Braimllari, përpara nisjes për te Kryeministria e konsideroi këtë proteste, si një nga të mëdhatë e organizuara ndonjëheherë nga opozita dhe qytetarët.

 

Qytetarët  po vërshojnë drejtë Kryeministrisë dhe të jeni të bindur që kjo është dhe do të jetë protesta më e madhe e bërë ndonjëherë.Për pak minuta ne do t’i drejtohemi kryeministrisë dhe do të merret vesh i gjithë skenari. Më e rëndësishme është që qytetarë nga e gjithë Shqipëria por edhe nga Tirana janë drejtuar Kryeministrisë, edhe pse Edi Rama dhe Sandër Lleshaj kanë përdorur një skemë shumë të turpshme duke gjobitur çdo kompani autobusi dhe shofer, madje duke i bllokuar edhe patentat, prapë së prapë qytetarët i janë drejtuar kryeministrisë sepse tanimë janë të vendosur për të larguar Edi Ramën. Qytetarët janë shumica, Edi Rama është në minorancë. Qytetarët sot protestojnë kundër një kryeministri që mbolli varfëri dhe krim në këtë vend. Qytetarët po protestojnë për ato të rinj dhe të reja, të cilët po largohen nga vendi për shkak të politikave klienteliste dhe kriminale të Edi Ramës, ndaj sot çdo gjë do të jetë e qytetarëve.

 

Braimllari I bëri thirrjes Ramës dhe ministrit Lleshaj të bëjmë kujdes dhe të mos provokojnë qytetaret.

 

Sandër Lleshaj dhe Edi Rama të bëjnë kujdes. Të mos provokojnë qytetarët. Sandër Lleshaj e ka kthyer policinë e shtetit në polici politike, ndaj ata do të përgjigjen për çdo provokim dhe çdo ushtrim presioni ndaj qytetarëve. Të jeni të bindur që do të vijë dita që këto qytetarë do t’ia bëjnë gjyqin në shesh Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt, sepse ato po rëndojnë drejtpërdrejtë mbi qytetarët e këtij vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *