Ish ministri i Jashtëm njëherësh edhe kandidati favorit për kryeministër të Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka paralajmëruar Bashkimin Europian se nëse zgjidhet kryeministër, nuk do të paguajë tarifën prej 40 milionë euro të divorcit pa arritur fillimisht një marrëveshje të re për Brexit.

 

Në një intervistë për gazetën britanike “The Sunday Times”, Jonson tha se ka ndërmend të rrëzojë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani për kufirin me Irlandën, nëse nuk arrin “një pakt me të mirë” me unionin.

 

“Miqtë dhe partnerët tanë duhet ta kuptojnë se ato para do të bllokohen deri sa ne të arrijmë një qartësi të madhe për atë që na pret. Për arritjen e një marrëveshjeje të mirë, paratë janë një lubfirikues i shkëlqyer”

 

Komentet e kandiatit për drejtimin e partisë konservatore, vijnë pak ditë pasi  kryeministrja britanike njoftoi dorëheqjen.

 

Johnson u takua edhe me presidentin amerikan Donald Trump gjatë vizitës zyrtare të këtij të fundit në Britaninë e Madhe. Pas takimit, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se Johnson, do të ishte një “udhëheqës I shkëlqyer”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *