Një tjetër banesë është djegur në Vlorë, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

 

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë, ku rreth orës 8:30 pronari ka tentuar të ndezë bombolën për të gatuar. Si pasojë e rrjedhjes së gazit, ajo ka marrë flakë dhe ka shkrumbuar banesën.

 

Në këtë shtëpi jetonte kryefamiljari me nënën e tij, të cilët i kanë shpëtuar djegies.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *