Pika kufitare e Kakavijës do të bllokohet edhe këtë të martë, nga ora 19:00 deri në 22:00, me orën greke.
Shkak për këtë bllokim do të bëhet sërish protesta e fermerëve, të cilët vijojnë të mos tërhiqen nga rezistenca e tyre.
Policia njofton se oo të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, njofton policia./vizionplus.tv





