E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Aksident ajror në Meksikë, 10 viktima, mes tyre tre fëmijë

Një aksident ajror me pasoja tragjike është regjistruar pranë aeroportit të Tolucës në Meksikë, ku një avion privat u rrëzua në një zonë industriale, duke shkaktuar vdekjen e dhjetë personave që ndodheshin në bord.

Sipas autoriteteve lokale, mes viktimave janë edhe tre fëmijë të mitur, të cilët dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje: një djalë 4-vjeçar dhe dy vajza, përkatësisht 9 dhe 2 vjeçe. Në mesin e viktimave janë gjithashtu dy pilotët dhe pesë pasagjerë të rritur.

Avioni i tipit Cessna Citation III, i cili kishte nisur fluturimin nga Acapulco, u përplas rreth orës 12:30 me një depo industriale. Fillimisht autoritetet raportuan për gjashtë viktima, por më vonë bilanci u përditësua në dhjetë të vdekur.

Pamjet e publikuara tregojnë momentet pas rrëzimit të avionit, me tym të dendur dhe flakë, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencës ndërhynë për shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e zonës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë