E diel, 20 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përçarja e PD-së, Doda: Salianji nuk flet dot kundër Berishës

Barbara Doda, sekretare e përgjithshme e Partisë Mundësia, tha se Ervin Salianji nuk flet dot kundër Sali Berishës, edhe pse ka dalë në takime me qytetarët, i ndarë nga partia.

E ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, ajo u shpreh se zgjedhja qëndron tek populli, por shtoi se politikanët duhet të jenë të sinqertë në takime, duke iu referuar edhe Salianjit.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si e rifiton shpresën ky popull?

Reklamë

Doda: Zgjidhjen e gjen populli vetë me votë. Ajo përçarja që po ndodh në Partinë Demokratike… Salianji ka të drejtë kur thotë që ka probleme. Por Salianji nuk flet dot për Berishën. Nuk tha dot një fjalë në Elbasan, se e ndoqa. Hapi i parë ky është, thuaj të vërtetën.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë