Subscribe

Blegtoria, dega me performancën më të dobët në sektorin e bujqësisë, duket se do të jetë në vëmendjen e ministrisë për vitin 2023.

 

Vetë ministrja Frida Krifca e konsideroi këtë degë si një sfidë serioze të dikasterit që ajo drejton.

 

Edhe pse nuk pritet të ketë ndryshime në skemën e mbështetjes, duke subvencionuar, për krerë dhe jo për litër, ministrja njoftoi se mbështetja ndaj blegtorisë do të finalizohet së shpejti me një vendim qeverie.

 

Blegtoria është një sfidë serioze, jo vetëm për ne, por edhe për vendet përreth nesh dhe në europë. Në jemi duke bërë analiza, takime dhe konsultime me përfaqësues të sektorit për të dizenjuar politikat tona në mbështetje të blegtorëve. Shumë shpejt do të dalë edhe një vendim qeverie lidhur me qasjen tonë ndaj kësaj dege. Por jo vetëm ne do të kemi me qeverinë  zvicerane nje plan konkret si të nxisim më tej belgtorinë- u shpreh Frida Krifca.

 

Në një analizë të vitit që lamë pas, rezulton se janë 48 mijë fermerë që kanë përfituar rreth 5.1 miliard lekë nga skema kombëtare, por kontributi ne rritjen ekonomike të këtij sektori për vitin 2022 mbetet në nivele jo të kënaqshme. Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë bujqësia kontribuoi vetëm 0.05% në PBB.

 

Unë jam e kënaqur dhe me këtë rritje, duke patur parasysh që vende të tjera kanë rënie të konsiderueshme, si dhe duke patur në konsideratë faktin që 2022 ishte viti i kostove të rritura për cdo sektorë.-sqaroi ministrja

 

Sa i përket eksporteve, ministria tha se produktet shqiptare kanë qenë prezente në 78 vende, ndërsa vlera e tyre ka rritur në 55 miliardë lekë.

 

Produktet që mbajnë peshën kryesore të eksporteve janë shalqiri, domatja, kastraveci, bimë medicinale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *