Subscribe

Komuniteti i biznesit nuk resht së rekomanduari propozime që i vijnë në ndihmë përmirisimit të klimës ekonomike.

 

Në total janë 194 propozime që përfshijnë një sërë institucinonesh dhe që prekin 27 tema. Në thelb shqëtësimi i parë në listën e biznesit është legjislacioni tatimor, i cili jo vetëm ndryshon shpesh herë, por mbi të gjitha rrallë herë konsultohet me sipërmarrjen.

 

 

“Temat kryesore kanë të bëjnë me legjislacionin tatimor, për të cilin janë dhe pjesa më e madhe e rekomandimeve; kanë të bëjnë me fiskalizimin; me kuadrin rregullator bankar; me tregtinë elektronike; me ligjin e falimentit; me arsimin, e kështu me radhë deri te mbrojtja e markave apo ndërveprimi mes biznesit dhe bashkive. Mund të them se ligji për tatimin mbi fitimin dhe të ardhurat personale është duke u riparë. Ne kemi gati një draft i cili është punuar në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe shumë shpejt do ta diskutojmë së brendshmi dhe do të nxjerrim për konsultim publik“- u shpreh ministrja e financave, Ibrahmaj.

 

Një tjetër kërkesë kryesore e biznesit eshtë edhe lufta ndaj informalitetit dhe korrupsionit. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka bërë propozime konkrete me qëllim ndëshkimin e zyrtarëve që kryejnë një shkelje në dëm të konkurrencës në treg.

Janë këto disa prej arsyeve pse kominiteti i bziensit mendon se Shqipëria nuk tërheq investime të huaja në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *