Subscribe

Heqja e tarifave vendore për periudhën e pezullimit të aktivitetit dhe rishikimi i tarifave për zënien e hapësirave publike; janë dy kërkesat e biznesit për bashkinë e Korçës.

 

Pronarët  thonë se pavarësisht se kanë qenë të mbyllur gjatë pandemisë, autoritetet vendore nuk kanë marrë asnjë masë lehtësuese për ta.

 

 

JANI STRATOBERTHA – PRONAR BIZNESI

 

Reagimi i bashkisë deri në këto momente zero. Nuk na është lehtësuar asnjë nga kërkesat tona. E kemi patur të vështirë sepse tarifat janë kosto fikse mbi biznesin. Kjo është mbi 60% efekt financiar në biznesin tonë. Ne jemi te gatshëm të pranojmë dhe 30% dhe 20% nuk jemi për mos pagesë.

 

Për shkak të krizës shumë subjekte kanë qenë të detyruar të shkurtojnë numrin e punonjësve.

 

 

 

RENATO CUNOTIPRONAR BIZNESI

 

Kam katër biznese. Tek të gjitha paguaj tarifa. Në janar kam patur 18 punëtor dhe aktualisht kam 6 të punësuar. 12 janë larguar.

 

Kërkesa i është parashtruar bashkisë nga përfaqësuesit e 29 subjekteve, të cilat operojnë në zonat më të frekuentuara të Korçës.

 

Por përfaqësuesit e pushtetit vendor kanë bërë të ditur se tarifa e zënies së hapësirës është falur nga 18 maji deri në fund të qershorit, ndërsa janë marrë masa lehtësuese gjithashtu për t’u dhënë mundësi bizneseve që të paguajnë tarifat vendore me këste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *