Subscribe

Për të përmirësuar eficencën dhe lehtësuar vizitën e turistëve, hyrja në disa atraksione kryesore në Durrës do të bëhet përmes një bilete unike elektronike. Ky ndryshim po implementohet te Torra Veneciane, si dhe do të zgjerohet më tej në objekte të tjera të rëndësishme si Muzeu Arkeologjik, Hamami Mesjetar i Durrësit, etj.

“Ne aktualisht kemi dy bileta të ndryshme, për dy objekte të ndryshme, Torrën ku jemi tashmë dhe Amfiteatrin. Është duke u përgatitur dhe duke u bër ënjë plan menaxhimi për të gjitha objektet që ne kemi në administrim dhe kemi mundësinë e marrjes së një biletë për të gjitha këto site”, tha drejtori i qendrës muzeore në Durrës Alban Ramohitaj.

Ramohitaj thotë se në vazhdimësi, qytetit pritet t’i shtohen të tjera objekteve të reja në listën e monumenteve për tu vizituar.

“Shumë shpejt do të mbarojë edhe puna që ne të kemi edhe një njësi edhe për Hamamin, i cili hapet për herë të parë. Kemi Kullën C që ka qenë e dëmtuar dhe Amfiteatrin e Durrësit”, shtoi Ramohitaj.

Për të adresuar sfidat me mungesën e cicëronit shumëgjuhësh, zgjidhja po shihet tek audio-guida në katër gjuhë të ndryshme përmes së cilës shpjegohet  historia dhe rëndësia  e secilit atraksion.

“Është menduar që në rikonstruksionin e  këtyre objekteve të ketë edhe 4 gjuhë që do të jenë audio- guidat, për të parë dhe marrë informacionin në katër gjuhë të ndryshme”, shtoi ai.

Në vitin që lamë pas janë regjistruar 50% më shumë turistë në sitet e trashëgimisë kulturore ku amfiteatri romak dhe Torra Veneciane mbeten ndër monumentet më të vizituar./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *