Subscribe

Duke filluar nga kjo e premte këta 30 ushtarë të rinj do të jene pjese e Forcave të Armatosura.

 

Ushtaret u betuan pas përfundimi të kursit 3-mujor, ku patën mundësi të tregonin aftësitë fizike dhe psikologjike se janë të gatshëm për të shërbyer në detyra dhe operacione të vështira.

 

“Dua t’ju përgëzoj të gjithëve për përfundimin e kursit. Jam vërtet shumë e impresionuar me çfarë pashë. Kjo është një njësi elitë e Forcave tona të Armatosura dhe ju jeni bërë pjesë e saj, dhe për këtë pa diskutim që do të keni një përgjegjësi shumë të madhe dhe pritshmëritë që ne kemi për ju janë vërtetë pa kufi, ashtu sikundër janë pa kufi edhe shpresat njerëzore kur jetët janë nën kërcënim.

 

Jo vetëm  forcat komando, por për të gjithë ushtarakët shqiptarë sipas Xhackes, të trajtohen mire.

 

“Ju jemi shumë mirënjohës për misionin që përmbushni si Forca Komando dhe dua t’ju them se angazhohem personalisht, por edhe qeveria edhe kryeministri, për të treguar kujdes shumë më të madh ndaj jush, vëmendje shumë më të madhe ndaj jush, por edhe trajtim shumë më të mirë për ju. Angazhohem që viti tjetër do të jetë një vit shumë më i mirë për komandot siç do të jetë një vit shumë më i mirë për trajtimin e Forcave të Armatosura në përgjithësi.”.

 

30 ushtarët e rinj u pajisën me stemën e re të komandove dhe vendosën beretën blu, simbol i këtij batalioni elitar të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *