Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj në një vizitë zyrtare në Gjermani u takua sot me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas, për të diskutuar mbi ambiciet evropiane të Shqipërisë dhe shteteve të Ballkanit.

 

Në këtë takim, ministri në detyrë Cakaj ka falënderuar MPJ gjermane për mbështetjen e vazhdueshme e të pakursyer ndaj Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian.

 

Takimi u fokusua në vendimarrjen e vendeve evropiane për hapjen e negociatave me Shqiperinë pas rekomandimit te paekuivok të raportit të Komisionit Evropian.

 

Ministri në detyrë Cakaj ka informuar homologun gjerman mbi ecurinë e reformave në kuadër të procesit të integrimit të ndërmarra nga Qeveria shqiptare.

 

“Vitin e kaluar këshilli i çështjeve të përgjithshme të BE-se mori vendim për hapjen e negociatave në 2019 dhe ne ishim të bindur se kjo nuk do të ishte një hapje automatike por e bazuar në një punë intensive për plotësimin e procesit të vetingut, krijimin e organeve të reja gjyqësore dhe dhënien e rezultateve të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Raporti i Komisionit Evropian ka çertifikuar angazhimin e qeverisë shqiptare në plotësimin e këtyre kritereve nga pikëpamja teknike”

 

Nga ana tjetër Maas rikonfirmoi se për Gjermaninë negociatat me Shqipërinë duhet të hapen për arsye strategjike në Ballkanin Perëndimor. Ai gjithashtu vlerësoi rolin e vendit tonë në kryesimin e OSBE-së të cilën e cilësoi jo thjesht një sfidë, por një mundësi të madhe që ka vendi për të performuar në skenën ndërkombëtare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *