Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencën për shtyp me gazetarët, sulmoi Kongresin e PS, të cilin e krahasoi me një mafie shteterore.

 

Sipas liderit historik të së djathtës, shkaktarë për realizimin e këtij kongresi nuk u bënë interesat e qytetarëve shqiptarë, por klanet mafioze.

 

“Edi Ramën, zhvillimin e një kongresi të tillë nuk e shtyu interesi i qytetarëve, por e shtynë interesat e klaneve mafioze të drogës…E shtyu tmerri që ka nga opozita e vërtetë, e ka kuptuar që loja  me opozitën fiktive ka marrë fund. Çdo ditë e më tepër po vendosim që t’i japin atij një përgjigje të mErituar. Çfarë ka ai me Sali Berishën? Ai ka një problem madhor. Me Berishën nuk bën dot pazare të pista, nuk mund dot të tërheqë zvarrë opozitën. Ky është i gjithë problemi i tij. Nuk them që nuk i kujtohen 3 disfatat, pas viteve 2005 deri në 2011. Edhe ato memorie të hidhura janë.”

 

Ai shtoi se Rama i dha mesazh SPAK se donte patjetër burgosjen e tij dhe dërgimin e opozitës në “djall”.

 

“Kreu i organizatës kriminale, ngarkoi me detyrë ‘Skapin’ e partisë, u tha se unë e dua patjetër në burg Sali Berishën dhe në djall opozitën.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *