Pak orë para protestës që Sali Berisha ka thirrur sot kundër mbërritjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Tiranë, ish-kryeministri ka publikuar një video nga pjesa e fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, duke iu bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje sa më të lartë.

 

“Është Ballkani i interesave antikombëtare, zotohemi t’i japim fund këtij procesi. Paralajmëroj Gebëlsin e Millosheviçit apo Sllobodanin e ri, për Ballkanin e Hapur mos mendo të vish ndonjëherë në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot kundër teje”, deklaroi Berisha.

 

Vuçiç dhe Zaev do të vizitojnë sot Shqipërinë në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, takim i organizuar nga kryeministri Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *