Ish-kryeministri Sali Berisha  është shprehur se të shtunën Rama po përgatit antimiting në Sheshin e Flamurit në Vlorë.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Berisha shkruan se kryeministri Rama po detyron administraten te shkoje neser ne Vlore

 

“Antimitingu i mbatharakut, perdhosje e Sheshit te Flamurit! Lexoni dokumentat qe faktojne se si po perdhos Sheshin e Flamurit me antimitimgun e tij te turpit Edvin Kristaq Mbatharaku. Ai po detyron te gjithe administraten te shkoje neser ne Vlore.”

 

Gjithashtu ai ka publikuar mesazhin e punonjësve të administratës, sipas të cilëve po detyrohen me urdhër nga lart që të marrin pjesë në aktivitetin e që pritet të organizohet, të shtunën në Vlorë.

 

“Përshëndetje doktor!

Jam një punonjës në bashkinë e Poliçanit me rrogë të përgjysmuar, 170 mijë në muaj. Na mblodhi dje përgjegjësi i komunales dhe na tha “kush nuk vjen në Vlorë të shtunën, të hënën të mos vijë në punë.  Është i pushuar. Unë e urrej atë kryeministër sa s’ka ku të veje, por ç’të bëj, më heqin nga puna. Po u bëjnë të gjithëve presion për të ikur në Vlorë. Falemnderit në qoftë se e publikon. Dhe mos të dalë emri im, se jam në hall se më heqin nga puna. Respekte doktor.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *