Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

“Bëri sikur ishte me COVID”/ Brataj-avokatit: Jam i skandalizuar, duhet të kemi frikë nga viruset si ju

4 Gusht 20:12

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar pas akuzave të bëra nga avokati Altin Goxhaj, sipas të cilit, mjeku u urdhërua që të mashtronte sikur ishte i infektuar me COVID-19.

Brataj shprehet se ndihet i ofenduar dhe i lënduar nga “përfituesit që përdorin emrin e tij”, teksa shton se më shumë sesa nga gripi i stinës, njerëzit duhet të kenë frikë nga njerëz që “mashtrojnë për pëlqime në rrjete sociale”.

Ai i drejtohet Goxhajt, të cilin e quan keqdashës, që të ndalojë së “mashtruari”, ndërsa uron që të mos infektohet kurrë me COVID.

 “STOP SHARLATANËVE, STOP MASHTRUESVE PARA SE TË JETË VONË! JETA ËSHTË MË E SHTRENJTË SE ÇDO PËRFITIM TJETËR! Çfarë gjeta sot në media!! “Avokati i njohur hedh akuzat e rënda, zbulon mashtrimin e madh me koronavirusin në Shqipëri: Ja kush e urdhëroi Skënder Bratajn që bënte sikur ishte me Covid-19”. Ku e zbulove? Ku i ke dëshmitë, ku i ke provat? Ku e ka llogjikën? Po ty kush të urdhëron të mashtrosh, kush ta jep të drejtën të përmendësh emrin tim? Jam i indinjuar, jam i ofenduar, jam i lënduar, jam i lodhur, jam i skandalizuar se si në vitin 2020 çdo sharlatan mund të shkruaj dhe të mashtroj, çdo pseudoprofesionist ti tregoj vendin profesionistit, çdo përfitues mund të përdori emrin e kujtdo vetëm për pëlqime netëoku? Shqipëria ka spitale psikiatrike të mjaftueshme për sharlatanët e të gjitha llojeve, këta njerëz të vegjël që pasi kërkojnë popullaritet drejtohen drejt partive të vjetra dhe të reja, drejt listave për pushtet sa herë që flitet apo afrohen zgjedhjet. Njerëz që nq C.V e tyre në të cilat nuk mbarojnë konsulencat me shtetin shqipëtar, anëtar bordesh për përfitime ekonomike-financiare! Njerëz që njohin lojrat e të gjitha llojeve, të pushtetit, të përfitimit, të futjes në çdo skut të përfitimit.
Intelektual dhe popull shqipëtar ka ardhur koha të ndahet e vërteta nga mashtrimi, profesionisti nga gjithollogu, të ndahen të shkolluarit nga diplomat e blera që e kanë masakruar këtë vend. Njerëz që mbjellin mosbesim, konfuzion me qëllim, me arrogancë dhe ulërima, njerëz që përdorin çdo fjalor të ndyrë, njerëz që nuk di nëse e kanë dëgjuar ndonjëher fjalën EDUKATË!
Sot në media në titullin e sipërpërmendur të shkruhej se:

“Rama ka caktuar Skënder Bratajn që bënte sikur ishte me Covid, por si kokrra e mollës.

Ky tha se duhet të kemi frikë gripin e stinës”. Po e thashë se gripi i stinës do ti bashkohet SarsCov2 dhe e rrezikon më shumë jetën tuaj! Por ajo që dua tju them JU është se keni të drejtë! Ne nuk duhet të kemi aq frikë nga gripi i stinës, duhet të kemi frikë nga VIRUSET SI JU! Unë jam mjek dhe nuk ma nxë goja të them e provovofsh Covidin! Ju them se është shumë e thjeshtë, pyet 172 famijle që kanë humbur të dashurit e tyre nga kjo sëmundje, pyet 3031 veta që për fatin e mirë janë shëruar, pyet 2417 persona aktiv të infektuar, pyet 122 që janë të shtruar në spital, pyet 23 pacient në terapi intensive, pyet 7 pacient(më fal, nuk i pyet dot) se janë të intubuar që po luftojnë me vdekjen. Nuk të njoh personalisht dhe nuk dua tju njoh! Ju zotëri që nuk më njihni, nuk besoj se jemi takuar ndonjëher, ku e dini që më ka caktuar Rama? Pse mendoni që unë nuk u sëmura? Pse nuk kënaqeni që u shërova? Çfarë prisnit, të vdisja dhe të kënaqeshit? Besoj se puna, mjekësia dhe zoti më shpërblyen, ato më shpëtuan, unë u shërova, ato mendojnë se mund tju nevojitem edhe juve në të ardhmen! Këtu nuk diskutohet vetëm jeta ime, këtu diskutohet jeta e shqipëtarëve. Unë të uroj të mos e provosh. Por unë të kërkoj të mos luash me shëndetin e shqipëtarëve, të mos mashtrosh, unë të kërkoj të heshtësh, ti nuk je mjek, ti nuk e di për çfarë po flet. Kjo është detyrë e armatës së mjekëve dhe infermierëve, kjo është detyrë e personelit mbështetës, kjo është detyrë e shëndetësisë që e dinë shumë mirë për çfarë flasin! Këta njerëz që shkojnë çdo ditë në punë nuk e dinë a do të kthehen të pa infektuar në familje. Ti avokat, ti gjithollog, ti keqdashës, ti shoqëri INCIVILE, mjaft me llogjet tuaja bajate, mjaft me mashtrime, mjaft me emrat tanë se nuk kemi kohë të merremi me ju. Duam të shpëtojmë jetë njerzish, duam të ruajmë shëndetin e shqipëtarëve. Ju institucione shtetërore ju lutem, ndalojini këta njerëz që po luajnë me jetët tona, ju media nëse keni përgjegjësi pozicionohuni kundër këtyre viruseve të pa zhdukshëm! Ti populli im, ruaj shëndetin tënd dhe të familjes, ruaj shëndetin e shqipëtarëve, ndaloji këta përfitues të pa mëshirshëm. Kush luan me shëndetin nuk ka kufij njerëzor, nuk ka humanizëm! Si mund të lihen të lirë? Ti populli im të lutem: Vendos maskën në ambientet e mbyllura Ruaj distance Zbato rregullat e higjenës Mos lejo sharlatanët të venë në rrezik jetën tënde!”

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
Skender Brataj

Nga e njëjta kategori

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

më shumë...

Motori përplaset me një kamion në aksin Gjirokastër-Kakavijë, plagoset rëndë 34-vjeçari! Transportohet me helikopter drejt Tiranës

më shumë...

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”, Rama për koncertin në Tiranë: U bë lajm në çdo cep të botës!

më shumë...

Bashkitë rrisin të ardhurat, më shumë para të arkëtuara krahasuar me vitin e kaluar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira, arrestohet 43-vjeç...
  • Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.