Subscribe

Behgjet Pacolli, kompania e të cilit fitoi garën për të ndërtuar Aeroportin e Vlorës, deklaroi se ky projekt do të jetë një mrekulli.

 

Këtë të martë u firmos kontrata mes kompanisë fituese dhe Ministrisë së Infrastrukturës, ku të pranishëm ishin edhe Pacolli e kryeministri Edi Rama.

 

Për fjalët me të cilët ky i fundit ju drejtua, Pacolli u shpreh se ndihet i nderuar. Ai zbuloi se e ka patur gjithmonë ëndërr të investojë në Shqipëri.

 

“Isha i nderuar të dëgjoj këto fjalë të sinqerta nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas nënshkrimit të kontratës së Aeroportit të Vlorës në të cilin projekt do ti investojmë qindra milionë Euro. Ka qenë gjithmonë deshirë e imja që të lë një vepër time arkitektonike në Shqipërinë tonë. Dhe kjo vepër do jetë një mrekulli. Kush e di, ndoshta edhe në Kosovë një ditë do të mbizotërojë vetëdija tek njerzit që të respektojne kodin e kulturën e të bërit biznes.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *