Politikania franceze Marion Marechal, e cila qëndron në krye të Institutit të Shkencave Sociale, Ekonomike dhe Politike në Lyon, e ka quajtur Kosovën një vend historikisht ortodoks serb, por që sipas saj është “koloninzuar” gjatë viteve nga shqiptarët “myslimanë”.

Këtë koment ajo e ka bërë gjatë një interviste televizive, teksa fliste për mbërritjen e myslimanëve në Francë, nga shtetet që dikur ishin të kolonizuara prej tyre.

“Është demografia ajo që bën histori, vetëm shikoni Kosovën. Ky vend ortodoks kryesisht serb është kolonizuar për dekada nga shqiptarët myslimanë”, deklaroi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *