Subscribe

Ka befasuar sërish me deklaratat e tij ne raport me Kosovën, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për televizionin serb “Pink TV”, ai është shprehur se është i gatshëm të gjejë zgjidhje kompromisi, qe do te ishte e pranueshme nga te dyja palët.

 

“Nëse e krijojmë një bosht të paqes dhe të stabilitetit mes serbëve dhe shqiptarëve, dy popujve më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, në 100 vjetët e ardhshëm do të kemi zgjidhur 80 për qind të problemeve tona politike.”

 

Presidenti serb njoftoi se në shtator do të përpiqet të institucionalizojë dialogun e brendshëm me Kosovën. Sipas Vuçiç, ka ardhur koha qe ne të gjitha forumet te diskutohet dhe vendoset jo për të kaluarën, por për të tashmen dhe të ardhmen e dy vendeve.

 

“Është me rëndësi që të kemi marrëdhënie të mira me shqiptarët dhe t’i ndërrojmë ato një herë e përgjithmonë, që të mos mbajmë një konflikt të ngrirë. Shpresat e mia nuk janë të mëdha, por ekzistojnë”.

 

I pyetur se si do të jetë reagimi i popullit serb në lidhje me Kosovën, ai është shprehur se është i vetëdijshëm, që çfarëdo kompromisi të bëhet, qëndrimet janë të ndara në dy grupe, ata që e gjykojnë të drejtë që Kosova t’u dorëzohet shqiptarëve dhe ata që nuk e duan këtë gjë. I ndërgjegjshëm se jo të gjithë janë të gatshëm të dëgjojnë gjithçka, Aleksandër Vuçiç, tha se i di se cilat janë pasojat personale e politike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *