Ky është Mired Jani, basketbollisti i Partizanit i cili prej nje jave eshte rikthyer në palestrën e pallatit të sportit asllan rusi për të zhvilluar stërvitjen e zakonshme.



Për më shumë se dy muaj, pandemia detyroi jo vetëm Miredin, por edhe shumë basketbollistë të tjerë, që të stërviteshin në në kodrat e liqenit artificial.


Pas hapjes së palestrave, basketbollistët shpresojnë që edhe lojrat me dorë do t’i rikthehen normalitetit. Por Ministria e Shëndetësisës, sipas trajnerit të Partiznit Arben fagu, nuk ka dhënë ende një datë të mundshme për rifillimin e ndeshjeve.



Kreu i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni PONARI, tregon për Vizion Plus bisedimet me Ministrinë e Shëndetsëisë mbi rinisjen e këtij sporti.


Ponari përmendi edhe ligën e përbashkët që pritet të krijohet mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.



Kampionati i basketbollit është ndërprerë më datën 7 mars dhe vendi i parë mbahet nga Teuta, e ndjekur nga Goga Basket dhe Vllaznia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *