Bashkia e Gjirokastrës ka mbyllur për disa orë tregun industrial të qytetit me pretendimin se tregtarët që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në këtë treg janë debitorë.
Por, sipas tregtarëve ata janë taksapagues të rregullt. Kjo situatë ka zgjatur disa orë më pas tregtarët janë lejuar të hyjnë ndërsa dyert e tregut janë hapur sërish. Në këtë treg operojnë rreth 40 tregtarë.