Subscribe

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes ka folur për platformën dixhitale shqipëriaqëduam.al.

 

Sipas kryeministrit, mjaftojnë 3 minuta që çdo qytetar të ketë ministrin në krah për çdo problem apo shqetësim.

 

Rama tha se kanë marrë fund orët e pritjes në radhët e gjata apo kërkesat për miq për të zgjidhur një hall.

 

Duke iu referuar një shqetësimi të ngritur nga një qytetar për keqtrajtimin që i është bërë nga punonjësit e administratës, Rama tha se ndaj tyre do të merren masa dhe një gjë e tillë nuk do të ndodhë më.

 

Edhe gjatë turit të llogaridhënies në disa qarqe, shefi i qeverisë u ka kërkuar njerëzve që të mos neglizhojnë portalin, pasi do të marrin zgjidhje për problemet e tyre brenda një kohe të shkurtër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *