Koalicioni “Bashkë Fitojmë” mbylli fushatën elektorale për betejën e 14 majit, duke ftuar qytetarët të votojnë kandidatët e opozitës, për të ndryshuar të ardhmen e tyre.

 

Beteja më e fortë për opozitën është Bashkia e Tiranës, ku të dielën Belind Këlliçi do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve përballë Erion Veliajt. Premtimi më i bujshëm i Këlliçit është që çdo qytetar i Tiranës do ta përdorë autobusin pa pagesë.

 

BELIND KËLLIÇI

 

KANDIDAT I KOALICIONIT BASHKË FITOJMË

 

“Paratë nga dheu do i nxjerrë Belind Këlliçi e do e bëjë autobusin falas.”

 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur optimist se të dielën opozita do të fitojë me Belind Këlliëin Tiranën dhe PS do të humbasë bashkitë kryesore të vendit

 

ILIR META

 

Kryetar i Partisë së Lirisë

 

“Do të dhurojmë një palë dylbi në Surrel që të shikosh bashkinë e Tiranës dhe Durrësit. Sa u takon bashkive të tjera, shikoji nga satelitët që ke ngritur në qiell zotëri’

 

Ndërsa lideri i opozitës Sali Berisha në mesazhin e fundit për shqipëtarët para se të nisë heshtja zgjedhore i ftoi të mbështesin ndryshimin.

 

SALI BERISHA

 

“Unë kam një mesazh sonte për çdo demokrate dhe demokrat, të gjithë kudo që jeni: me 14 maj, të votoni kandidatët e primareve, të merrni pjesë në votime, të votoni njishin, njishi është fati që shkatërron Edi Ramën, njishi është fati që përmbys monizmin, njishi është fati tek i cili ju firmosni fitoren.

 

Njishi është fati me të cilin ju i jepni përgjigjen më të merituar armikut më të egër të pluralizmit shqiptar.”

 

Berisha i ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës të mbështesin Belind Këlliçin

 

“Ky kryetar që është sot është një fals, dhe ai që është fals, ai po ta shpërbësh falsin, nuk e di se çfarë del prej tij.

 

Ja ku është Belind Këlliçi, njëri prej jush, njëri mes jush. U paraqit para jush me vërtetësinë, me sinqeritetin dhe besimin te ju.”

 

14 maji shënon betejen e parë të Sali Berishës si lider i opozitës kundër kryeministrit Edi Rama, pas rikthimit të tij në drejtimin e demokratëve një vit më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *