Anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo shprehet se fitorja e Lulzim Bashës për kreun e Partisë Demokratike, ishte e parashikuar.

 

I ftuar këtë të hënë në emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Bozdo tha se nuk ishte aspak suprizues as rezultati.

 

“Nuk ishte surpizë për mua. Unë prisja që kryetari të marrë diçka mes 75-85 për qind të votave. E kisha parashikuar. Nuk doli asnjë surpizë sa i përket rezultatit. Rezultatin e dija, nuk kisha asnjë lloj dileme.”

 

Sa i përket pjesëmarrjes në votim, demokrati e konsideroi “brenda normave”.

 

“Mendoj që pjesëmarrja ka qenë brenda normave. Pjesëmarrja brenda normave të lejueshme.”

 

I pyetur pse hoqi dorë nga Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike, Bozdo u mjaftua duke thënë se ka patur arsyet e tij, duke zgjedhor që mos t’i bëjë publike këto arsye.

 

“Kam patur arsyet e mia. Çdo garë që bëhet me një kryetar partie që ka 8 vite që e drejton, është e pabarabartë. Kjo vlen për të gjitha partitë. Është shumë e vështirë të sfidosh kryetarët. Secili prej kandidatëve e dinte që po i futej në një garë të pabarabartë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *