Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të martë një takim me biznesin e mobilerisë në Fushë-Krujë.

Në diskutimin që pati me pronarët e bizneseve, kryedemokrati Lulzim Basha paraqiti planin me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë. Ai u shpreh se duhet të rishikohet garancia sovrane, me qëllim që të përfitojnë ata që kanë nevojë.

Ndër të tjera, kreu i demokratëve tha se deri më 25 prill, bizneset kanë nevojë për mbështetje, pasi 6 muajt e ardhshëm do jenë edhe më të vështirë.

“Çfarë do të bëhet deri në 25 prill, sepse në 25 prill shqiptarët do të zgjedhin. Disa të dhëna që janë publikuar para dy javësh tregojnë që ndërmarrjet dalin me humbje. Kemi kërkuar që të rishihet skema e garancisë sovrane. Oligarkët shkatërrojnë ekonominë dhe vendet e punës. Qëllimi ynë është punësimi. Prandaj nga garancia sovrane duhet të përfitojnë ata që kanë nevojë. Të rishikohet garancia sovrane. Pas 25 prillit do të ndihmojë prodhimet shqiptare. Sipërmarrjen prodhuese e kemi prioritet të prioriteteve. Po diskutojmë mekanizmat më të mirë për të siguruar këtë mbështetje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *