Kryetari i PD, Lulzim Basha u zotua se kur opozita të marrë pushtetin, do të anulojë ligjin e arsimit të lartë.

 

Premtimin lideri demokrat e bëri gjatë një bashkëbisedimi me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku.

 

“Një bashkëbisedim krejt i veçantë me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku rreth arsimit, pandemisë, protestave dhe çështjeve me interes për rininë.

❌ Qeveria jonë do të anulojë ligjin aktual të arsimit të lartë.

💼 Në ligjin e ri të arsimit, arsimi i lartë do ketë vëmendje maksimale, mbështetje financiare që asnjë i ri shqiptar mos të mbetet pa arsim për shkak të pamundësisë ekonomike.

📑Nga programi ynë për arsimim, veçova:

🔖100% e tarifës së studimit e mbuluar nga shteti për studentët nga familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj;

🔖50% e tarifës për studentët nga familje me të ardhura ndërmjet 640 mijë dhe 1,280 mijë lekë të vjetra në muaj”, deklaroi Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *