Kreu demokrat Lulzim Basha e cilësoi protestën e opozitës si më të madhen të mbajtur ndonjëherë.

 

Në fjalën e mbajtur para protestuesve, Basha tha se shqiptarët treguan që janë më ta bashkuar se me parë.

 

Sipas Bashës, ka filluar të bjerë muzgu i zi I qeverisjes së Ramës në qeveri.

 

Ai akuzoi kreun e qeverisë në lidhje me prishjen e banesave tek Bregu I Lumit. Sipas Bashës Rama hodhi gaz lotsjellës në banesat e shqiptarëve.

 

Sakaq, Basha kërkoi largimin e kryeministrit Rama nga qeverisja pasi sipas tij po qeveris me krimin.

 

Lideri demokrat theksoi se nuk do te kete asnje kompromis me qeverine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *