Kreu demokrat Lulzim Basha akuzoi qeverinë se e ka futur vendin në një krizë të thellë ekonomike dhe depresioni.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Basha duke u ndalur tek ngjarjet kriminale theksoi, se numri i tyre po vjen duke u rritur çdo ditë e më shumë.

 

Sipas kreut demokrat qysh prej vitit 2017 qeveria e ka lidhur fatin e saj me bandat e krimin dhe jo me qytetarët.

 

Ai tha se shumë politikanë po jetojnë në luks si pasojë e faktit se janë të lidhur me krimin ndërsa shumë qytetarë jetojnë me vetëm 5 dollarë në ditë.
Më tej Basha u ndal edhe tek negociatat. Basha tha se në qershor Shqipëria nuk do të marrë një përgjigje pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *