Kryetari i PD, Lulzim Basha si çdo padite edhe këtë të martë ka qenë në mbashtetje të banorëve të Astirit.

 

Prej 46 ditësh me radhë banorët në kundërshtim me projektin për Unazën e Re kanë rrugën në të dyja anët, duke paralizuar lëvizjen e automjeteve.

 

Kreu i opozitës në deklaratën e tij për mediat është shprehur se të mërkurën PD do denoncojë një tjetër aferë korruptive siç e quajti ai te Unaza e Re.

 

Basha në fjalën e tij përmendi edhe emrat e atyre që sipas tij do ndërtojnë pallate aty, një prej të cilëve, sipas tij, Edmond Bego, që siç tha Basha, është mik me Taulant Ballën, kryetar i grupit parlamentar socialist.

 

“Nësër partia Demokratike do të publikojë një pjesë tjetër po kaq të errët të kësaj afere korruptive. Jo vetëm që Edi Rama ka dashur të vjedhë dhe vazhdon të përpiqet të vjedhë këtu mbi 40 milionë euro nga Buxheti i Shtetit por së bashku me figurat e krimit të organizuar, mbi rrënojat e shtëpive që do të prishë do të ndërtojë pallate shumëkatëshe. Nësër para qytetarëve do të shpaloset me dokumente zyrtare se si Edi Rama dhe Erion Veliaj ndryshuan Planin urbanistik për ti dhënë leje një krimineli të dënuar me 21 vjet burg për trafik droge, një personi i cili njihet si mik, si bashkëpunëtor i kupolës socialiste Edmond Bego. Për tju freskuar kujtesën qytetarëve, Edmond Bego është njeriu i cili në kundërshtim me ligjin ndonëse i dënuar nga drejtësia italiane dhe vuajti një pjesë të dënimit këtu në Shqipëri, mori mbi 14 milionë euro tendera në rrugën e Elbasanit, në zonën elektorale të Taulant ballës me të cilin ka udhëtuar plot 57 herë jashtë shtetit në katër vitet e fundit. Nuk është pra, rastësi por është provë e përfshirjes së drejtëpërdrejtë e Edi Ramës dhe kupolës së tij, është pjesë e përgjegjësisë kriminale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt që shtëpitë e këtyre shqiptarëve këtu, e këtyre banorëve, e këtyre vogëlushëve, do prisheshin që të ndërtonte pallate shumëkatëshe një person i dënuar për trafik ndërkombëtar droge dhe për të pastruar paratë e drogës, dhe për të ndarë kaparin me Edi Ramën, me Erion Veliajn, me Taulant Ballën, dhe me kupolën socialiste. Mosveprimi i prokurorisë tregon jo vetëm e thjeshtë kapjen e prokurorisë nga Edi Rama, fundin e drejtësisë në Shqipëri, por po tregon po kështu se Arta Marku dhe kupola e saj janë bashkëfajtore dhe çdokush ka të drejtën të pyesë dhe të akuzojë sot; a keni marrë edhe ju pjesë, a jeni edhe ju pjesë e pazarit të ndyrë të krimit të organizuar për të shkatërruar shtëpitë e shqiptarëve, për të vjedhur taksat e shqiptarëve dhe për të pastruar paratë e krimit të organizuar me shumëkatëshet që do të dnërtojë këtu eksponenti i krimti të organizuar, ortaku i Taulant Ballës dhe Edi Ramës me firmën e Erion Veliajt?!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *