Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të premte një takim ekspertin gjerman, Dr. Martin Henze, Kryetar i komisionit te Transportit ne Keshillin Ekonomik të CDU.

 

Në këtë takim kreu i PD-së diskutoi për programin ekonomik të PD në kuadër të investimeve në infrastrukturë, energji, ku theksin kryesor e ka vënë tek veprimi i Drejtësisë në mënyrë të duhur si dhe heqja e përqëndrimit të ekonomisë nga duart e oligarkëve.

 

Ndër të tjera kreu i opozitës Basha u shpreh CDU ka tek PD një partner të besueshëm dhe të vendosur, që I qëndron parimeve të demokracisë, shtetit ligjor dhe konkurencës së lirë.

 

“Ditën e parë që do të marrim besimin për të qeverisur vendin, do ta përdorim këtë dorë që na shtrihet nga Gjermania mike për të nisur sa më parë transformimin e vendit, për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin dhe shqiptarëve shpresën”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *