Mbyllet pas 2 orësh, protesta e tretë që pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha tha se me ekzekutimin e aktit për shembjen e godinës së Tetarit më 17 maj, nuk mund të ketë më zgjedhje të lira e të ndërshme me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë një prononcimi për mediat, lideri demokrat tha se Rama po tenton të ndalë rrugën everopiane të Shqipërisë.

“Ndryshimi në Shqipëri është i paevitueshëm. Edi Rama është investuar të ndalë rrugën everopiane të Shqipërisë dhe të ndalë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Me të nuk ka zgjedhje të lira e të ndërshme, por dhunim të qytetaeëve.”

Basha tha se opozita e bashkuar do të vijojë hapat e mëtejshëm që shqiptarëve t’u sigurohet liria e votës.

“PD dhe opozita do të përvijojnë hapat e mëtejshëm me qëllim që synimi për t’i dhënë shqiptarëve lirinë e votës të realizohet njëherë e më parë, do t’i mundësojmë atyre të shporrim një hajdut ordiner dhe kriminal. PD dhe opozita kanë treguar vullnet për reformën zgjedhore. Sot nuk është përgjëgjisa jonë . Rama dhe PS kanë hedhur në erë besimin. Ne jemi për ndryshim sistemi.”

Regjisori Robert Budina paralajmëroi se protesta e radhës do të mbahet të enjten në orën 11:00 para Prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *