Subscribe

Lideri demokrat Lulzim Basha nga çadra në bulevard i ka uruar kryetarit te LSI Ilir Meta, mire se ardhjen ne kauzën e opozitës. Ne reagimin e pare pas mbledhjes se kryesisë se LSI, Basha ka deklaruar se Meta vendosi interesat e Shqipërisë mbi ato personale.

 

“Mbrëmë, duke vendosur këto interesa parësore për Shqipërinë, një nga dy partnerët kryesorë të koalicionit qeverisës ka bërë zgjedhjen e tij, dhe ne i themi; nëse kjo zgjedhje është e sinqertë: Mirë se vjen tek Shqipëria e para, shqiptarët të parët!”

 

Sipas Bashes ne këtë situate, kryeministri Edi Rama ka orën e fundit për te reflektuar.

 

“Pengesa e vetme, njeriu i vetëm që vendos pushtetin e tij, karrigen e tij, mbi interesat publike të çdo shqiptari e shqiptareje, ka orët e fundit për të reflektuar dhe për t’iu përgjigjur qytetarëve në kërkesën e tyre legjitime, patriotike, europiane dhe euro atlantike për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

 

Dhe Basha ka theksuar se kjo është jave vendimtare.

 

“Rrugët që shtrohen para nesh janë fare të qarta. Rruga e parë që kemi kërkuar dhe për të cilën ftojmë sot çdo aktor të përgjegjshëm politik, është dialogu politik për formimin një orë e më parë të qeverisë teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rruga tjetër në kushtet e kokëfortësisë, e papërgjegjshmërisë të një qeverie që nuk do dhe një kryeministri që refuzon të vendosë interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve para interesave të pushtetit të tij, është rruga e përballjes së pashmangshme dhe fitores së pashmangshme të Republikës së Re”.

 

Basha ka theksuar se opozita nuk do te tërhiqet nga beteja e saj deri ne krijimin e qeverise teknike

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *