Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të Pukës, Beqir Arifajt.

 

Përms një mesazhi në “Twitter”, lideri demokrat shkruan se Arifaj do të kujtohet gjithmonë me mirënjohje nga brezat e nxënësve që arsimoi dhe familjet pukjane, për të cilat punoi pa pushim.

 

“Mësova me hidhërim të thellë për ndarjen nga jeta të Beqir Arifajt, arsimtarit, politikanit dhe ish-Kryetarit të Bashkisë Pukë. Ngushëllimet, lutjet dhe mendimet e mija janë me familjarët që humbën babain dhe bashkëshortin e përkushtuar, dhe me gjithë miqtë dhe kolegët e tij. Beqir Arifaj do të kujtohet përherë me mirënjohje nga brezat e nxënësve që arsimoi me pasion dhe dhembshuri, nga familjet pukjane për të cilat punoi pa pushim dhe nga të gjithë ne miqtë e kolegët e tij të betejave për Shqipërinë e zhvilluar dhe demokratike. U prehtë në paqe!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *