Kreu i opozitës Lulzim Basha këtë të martë është takuar me sshefen e Misionit te ODIHR, Audrey Glover ku ka theksuar se reforma zgjedhore e vetmja rrugedalje per daljen nga kriza.

 

Ndër të tjera kryedemokrati është shprehur se në këtë takim i ka shprehur ambasadores vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm të ODIHR për proceset zgjedhore në Shqipëri .

 

“Reforma zgjedhore është vendimtare për ne dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë. T’ua hedhësh fajin të tjerëve është gjëja më e thjeshtë por nuk arrin askund! Ndaj ne duhet të besojmë dhe punojmë fort për ta realizuar këtë reformë. Opozita ka një strategji të qartë dhe është momenti për ta zbatuar pa humbur kohë! Të gjithëve na takon të punojmë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Një të ardhme ku të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, të zgjedhur nga njerëzit dhe që punon vetëm për njerëzit!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *