Kreu i PD, Lulzim Basha postoi një video në “Facebook”, me një mesazh kundër kryeminsitrit Edi Rama.

 

Duke cituar Abraham Linkoln, Basha u shpreh se Rama nuk do të ketë më mundësinë të gënjejë qytetarët.

 

“Abraham Linkoln thoshte: “Mund t’i mashtrosh ca njerëz për ca kohë po s’mund t’i mashtrosh të gjithë përgjithmonë”. Rama, gënjeshtrat dhe premtimet e tua boshe na kanë lënë vend numëro. Po tani kupa është mbushur. Shqiptarët nuk do të mashtrohen më. Ata donin një kryeministër dhe përfunduan me një sharlatan. Më 25 prill nuk do të gajasesh më. Më 25 prill do të fitojë Shqipëria”, tha Lulzim Basha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *