Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar me burg te gjithë ata zyrtare shtetërorë qe u kërkojnë banoreve te kthehen ne shtëpitë e tyre para se te verifikojnë nëse ndërtesat janë apo jo te sigurta.

Gjate një takimi me banoret e zonës se Qerretit Basha ka deklaruar se qytetaret nuk duhet te kthehen ne shtëpi pa u bere ekspertiza reale e ndërtesave.

 

 

LULZIM BASHA

 

KRYETAR I PD

 

Gjëja e parë, ju në asnjë mënyrë nuk do të futeni brenda pa marrë një letër nga shteti. Dhe po morët letër nga shteti, do të vijnë ta vërtetojnë me specialistë, jo me nëpunës. Të vijë inxhinieri dhe ta firmosë. Sepse nuk ka inxhinier ta firmosë shtëpinë në këtë gjendje. Inxhinieri që firmos se kjo është e banueshme, shkon në burg. Dhe njerëzit që ju thonë futuni se është e banueshme, pa firmë, edhe ata do të shkojnë në burg. Edhe ata që ju thonë dhe i mësojnë që t’u thonë banorëve futuni në banesa të shkatërruara, edhe ata duhet të shkojnë në burg, nga i pari tek i fundit.”

 

Keto deklarata te ashpra te kryetarit te PD Basha erdhën si pasoje e shqetësimit te banoreve për procesin e vlerësimit te shtëpive te tyre.

 

Banori

 

“Shiko si e kanë bërë.- tha banori duke lexuar akt ekspertimin– Tjegull tulle. A ka tjegull kjo? Kjo është vetëm me soletë. Nuk e di se çfarë kanë qenë ata ekspertë! A kanë qenë çobanë delesh”.

 

 

LULZIM BASHA

 

“Më e rënda nga të gjitha, është se në këtë gjendje ku është kjo shtëpia ju thonë të futeni brenda, por letrën nuk jua jep. Me një lëkundje kjo bie dhe ju zë brenda, siç ndodhi në Thumanë. Përfaqësuesit e bashkisë apo qeverisë nuk jua japin as me letër dhe thonë se u futën vetë brenda. Kjo është kriminale. Kjo është t’i vrasësh banorët. Ata që i kanë shpëtuar tërmetit t’i vrasë shteti. Kjo është!

 

 

Sipas Lulzim Bashes qeveria duhet te shohë me seriozitet procesin e vlerësimit te banesave për t’i sqaruar qytetaret se çfarë do te ndodhe me shtëpitë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *