Subscribe

“Jam gati te bëhem Kryeministër!”

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka treguar planin e masave qe do te ndërmarre ne luften kundër drogës nëse shqiptaret i besojnë qeverisjen e vendit, e veprimi i pare është krijimi i xhandarmerisë.

 

Basha ka premtuar edhe rikthimin ne detyre te policeve qe janë shkarkuar ne 3 vitet e fundit.

 

Pjese e protestës se opozitës ishte edhe Ahmet Premçi, drejtor i policisë se shtetit gjate qeverisjes Berisha e drejtor i hetimit tatimor ne drejtorinë e tatimeve, gjate qeverisjes Rama, i cili shprehu shqetësimin per situatën e kultivimit te drogës ne vend.

 

Per te denoncuar mbrojtjen qe qeveria i ka bere kultivimit te drogës, demokratet kane hedhur miell ne shkallet e Kryeministrisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *