Sipas Bamir Topit, Lulzim Basha do të rizgjidhet në krye të Partisë Demokratike.

 

Nga studioja e “Quo Vadis”, ai komentoi edhe vendimin e kryedemokratit për të mos dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj partie.

 

“Unë kam një parashikim timin që Basha nuk do të ketë probleme në rizgjedhje. Gjithë arsyetimi logjik, unë them që ai nuk do të jetë problem. Futja e shumë njerëzve në garë është më shumë legjitimim i figurës së Bashës…Dorëheqja është një akt personal. Askush nga jashtë nuk mund të ushtrojë presion për dikë tjetër. Është një akt i brendshëm. Ai jo vetëm që nuk e ka patur, por kërkon me çdo kusht që të reciklohet, por duke mos garantuar sukses.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *