‘Dashuri me Qira’ është seriali shumë i suksesshëm, që po transmetohet në ekranin e Vizion Plus nga e hëna në të premten në orën 19.45.  Të gjithë jemi dashuruar, me dy personazhet kryesore, Omer dhe Defne.

 

Por a do t’i  shohim bashkë në një tjetër serial, këto dy personazhe?  Gjithcka varet nga Omer!

 

Barış Arduç, ose siç e njohim ndryshe Omer i ‘Dashuri me Qira’ do të nisë xhirimet e një serali të ri në vjeshtë. Por puna është lënë pezull, pasi ende nuk është vendosur për personazhin kryesor që do të luaj përkrah Bariş. Prokusioni turk Mars Yapım, e ka zvogëluar numrin e kandidatëve në dy, Fahriye Evcen dhe Elçin Sangu (Defne, Dashuri me Qira). Por zgjedhja për personazhin kryesor, i është lënë aktorit me origjinë shqiptare. Cnn turk shkruan se produksioni preferon aktoren Fahriye Evcen, por fansat e aktorit kërkojnë të rishohin sërish Baris dhe Elcin Sangu në një tjetër serial.

 

Më herët mediat turke raportuan se Barış Arduç mund të luante përkrah Beren Sat në serialin ‘Kazino’, por asgje nuk është bërë e ditur.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *