Barcelona vuajti shumë, por ia doli të rikthehet tek fitoret në ndeshjen e javës së 18 të La Ligës kundër Almerias.

Në Montjuic katalanasit kaluan dy herë në avantazh, por në të dyja raste u arritën nga miqtë.

Ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 33 ishte Arauho që provoi me kokë, Maksimiano reagoi mirë, por Rafinjo në tentativën e dytë të vendasve e dërgoi topin në rrjetë. Për të rikthyer baraspeshën mendoi Baptistao në minutën e 41. Barcelona dominoi startin e pjesës së dytë, por portieri mik ishte super në rastet e Ferran Torres dhe Levandosvkit.

Megjithatë ai u detyrua të dorëzohej në minutën e 60 përballë Serxhi Robertos.

Për ti dhënë gëzimin e dytë miqve në minutën e  71 mendoi portieri Inaki, pena e Barcelonës, i cili i penguar edhe nga shoku i tij i skuadrës Arauho, i dha mundësi Gonzalezit ti çonte shifrat në 2 me 2.

Pak minuta para fundit heroi i  blaugranave ishte Serxhi Roberto , gol që e afron skuadrën e Xacit me kreun pasi për momentin janë -6 nga Girona dhe -4 nga Real Madrid. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *