Barcelona më në fund është rikthyer tek fitorja, pasi mbrëmjen e të dielës mundi 3-1 me përmbysje Valencian në një duel spektakolar dhe emocionues deri në fund. Ndeshja nuk nisi aspak mirë për katalanasit, pasi vendasit realizuan një supergol me Gaja, që përfundoi në trekëndësh falë dhe një devijimi të Ter Shtegen.

Por në momentin më të mirë Ansu Fati riktheu buzëqeshjen në skuadrën e Kuman duke vendosur sërish baraspeshën. Pak para se ekipet të shkonin në dhomat e zhveshjes, ishte Depaj që ktheu në gol një penallti dhe përmbysi gjithçka. Edhe në pjesën e dytë, diferencat u panë qartë me Ansu Fati që krijoi aksione dhe raste të mirë duke u vlerësuar nga ekspertet e futbollit spanjoll si më i mirë në fushë.

Për të vulosur rezultatin mendoi Kutinjo që në minutën e 85 realizoi dhe golin e tretë të sfidës duke mbyllur çdo gjë me shifrat 3-1.
Një triumf i rëndësishëm ky për tekniku Kuman që mban akoma gjallë shpresat në pankinën e katalanasve. Aktualisht, Bracelona ndodhet e shtata në kuotën e 15 pikëve pas 8 ndeshjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *