Barcelona po kalon një nga sezonet më të vështira në vitet e fundit që përveç rezultateve negative duhet të bëjë llogaritë edhe pa disa lojtarë të rëndësishëm.

Gerald Pike, Ronald Araujo dhe Umtiti do të mungojnë për një kohë të gjatë në radhët e skuadrës katalanase ndërsa që tani drejtuesit po punojnë për emrat e rinj në merkaton e janarit.

Sipas asaj që raportojnë mediat e njohura spanjolle, në listën e dëshirave të teknikut Roland Kuman është dhe shqiptari që luan me kombëtaren gjermane Shkodran Mustafi.

Opsioni i parë për trajnerin  gjerman është Erik Garsia ,por mundësia për të rikthyer futbollistin spanjoll nga Manchester City duket e vështirë . Kështu plani B për Barcelonën janë dy lojtarët e Premier Leagues, Rudiger dhe Shkodran Mustafi.

Aktualisht, mbrojtësi shqiptar është pjesë e Arsenalit por aktivizimi i pakët në radhët e topçinjve mund tja bëjë më të lehtë katalanasve për të marrë shërbimet e tij. Mustafi u ble nga Arsneli në vitin 2016 për 35 milion paund, ndërsa kontrata e tij përfundon në fund të sezonit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *