Ka vijuar përplasjet mes banorëve të Rrjollit të cilët kundërshtojnë ndërtimin e resortit në zonën turistike dhe policisë.
Policia bën me dije se ka ndaluar 60 vjeçarin Prek Molla, i cili, së bashku me disa persona të tjerë që u shpallën në kërkim kanë goditur shtetasin L. A., 22 vjeç, banues në Tropojë, punonjës i firmës ndërtuese.
Po ashtu, ata kanë kanosur për shkak të detyrës shtetasen V. C., 30 vjeçe, banuese në qytetin Koplik, punonjëse policie e Komisariatit të Policisë Shkodër, si dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë nxitur akte dhune, duke dëmtuar disa mjete pune (ekskavator, foristradë) të firmës, duke u thyer xhamat./vizionplus.tv





