Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë të ulen në tryezën e bisedimeve. Përmes një shënimi në “Facebook”, Balla tha se Polonia, Letonia, Lituania dhe Estonia e mbështesin Shqipërinë në këtë drejtim.

 

“Mirënjohje Polonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë për mbështetjen që i japin Shqipërisë për fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Sot pasdite patëm mundësinë të takohemi me ministrat e jashtëm të Polonisë Jacek Czaputoëicz, të Letonisë Edgars Rinkēvičs, të Lituanisë Linas Antanas Linkevičius, si dhe me zv/ministrin për Çështje Evropiane të Estonisë Märt Volmer. Komisioni Europian përmes raportit të publikuar të hënën rikonfirmoi vlerësimin e qartë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për të filluar menjëherë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian.”

 

Balla theksoi se përmes metodologjisë së re të zgjerimit zgjidhet edhe hezitimi që kishin disa vende tetorin e kaluar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *