Subscribe

Nga selia e Partisë Socialiste Elbasan, Taulant Balla deklaroi se ky qark i ka dhënë socialistëve rezultatin më të mirë historik në 30 vite.

I sigurt, ai  u shpreh se në kutitë e votimit të qarkut të Elbasanit, Partia Socialiste ka më shumë se 90 mijë vota, duke i garantuar PS mandatin e nëntë.

“Falenderoj të gjithë patronazhistët tanë të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer në të gjithë territorin duke i garantuar PS  në qarkun e Elbasanit, rezultatin më të lartë historik të marrë nga PS në 30 vite. Unë jam shumë i sigurt që në kutitë e votimit, PS ka përtej 90 mijë votave, që do të na mundësonin të kishim të sigurt mandatin e 9 në Elbasan. Na duhet që procesi të ecë normalisht, me qetësi. Partitë politike nk kanë nevojë të dëmtojnë procesin e numërimit. Duke nisur nga eksperiencat e viteve të kaluara, uroj që procesi të nisë sa më shpejt, pa vonesa. Ajo që ka sjellë një rritje të pjesëmarrjes të qytetarëe në procesin e votimit të 25 prillit ishte fakti që ne i dhamë mundësi të votoni edhe për kandidatët, jo vetëm për partitë politike.”

Sakaq, ai e konsideroi listën e PS në këto zgjedhje: bio.

“Lista jonë ishte një listë shumë përfaqësuese. Ishte një listë tërësisht bio nga Elbasani, pa asnjë prurje dhe ajo që ka më shumë rëndësi – ishte një listë fituese. Unë dua t’i them popullit të shkëlqyer të qarkut tonë, shumë mirënjohje për këtë bvesim të madh që na keni dhënë. Populli i Elbasanit ka folur dhe i ka dhënë PS rezultatin më të mirë historik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *