Kreu i Grupit Parlametnar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se PE përkrah fuqishëm hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që kanë adresuar mesazhe inkurajuese.

 

“Parlamenti Europian përkrah fuqimisht hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor 2019. Mirënjohës ndaj mesazheve inkurajuese #TunneKelam @CDPreda @knufleckenstein @JFLopezAguilar @BasBelderMEP @ilhankyuchyuk @MeszericsT”.

 

 

Përmes një postimi në profiling e tij në Twitter Balla shkruan se PE i dha një mesazh të qartë opozitës kur i kërkoi të braktisë, atë që e quan kurs të rrezkishëm politik duke iu kthyer jetës institucionale.

 

“Partia Socialiste mirëpriti përfshirjen e kolegëve tanë të Parlamentit Europian që i kërkuan opozitës të braktisë kursin e saj të rrezikshëm politik, ndalimin e dhunës dhe kthimin në jetën institucionale dhe përfshirjen e tyre në listën e deputetëve për të nderuar mandatin që elektorati u dha atyre”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *