Dyzet persona u arrestuan mbrëmjen e së martës në Londër pas incidenteve që ndodhën sapo përfundoi një demonstratë në mbështetje të palestinezëve.

Sipas Scotland Yard, tre policë u plagosën gjatë incidenteve.

Lexo edhe :

Related Posts

Megjithatë, shumica dërrmuese e qytetarëve që morën pjesë në demonstratën, e cila u organizua për të protestuar kundër bombardimeve izraelite të Rafahut, u shpërndanë pa incidente, shton policia.

Demonstruesit vlerësohet të kenë qenë deri në 10,000 njerëz.

Një kordon policie ishte vendosur për të frenuar demonstratën e palicensuar dhe më pas policia ndërhyri dhe bëri arrestime.

Gjithsej 40 persona u arrestuan, kryesisht sipas Ligjit për Rendin Publik, për pengim të trafikut dhe sulm ndaj personelit të urgjencës, tha policia.

Tre efektivë të policisë kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre lehtë, ndërsa një polic ka mbetur i plagosur rëndë në fytyrë.

Protestat u zhvilluan gjithashtu në Paris, ku policia përdori gaz lotsjellës kundër njerëzve që demonstronin pa leje, në Portugali dhe në Meksikë, ku shpërthyen përleshjet midis protestuesve dhe policisë pranë ambasadës izraelite./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *