Kreu i grupit parlamentar I PS, Taulant Balla ka sulmuar presidentin Ilir Meta në lidhje me zgjedhjen e anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese.

 

I ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, Balla e cilesoi antikushtetuese zgjedhjen e presidentit dhe se mazhoranca nuk do e njoh.

 

Balla po ashtu e akuzoi Presidentin si një nga kundështarët e paepur të reformës në drejtësi. Ai u ndal edhe tek kreu demokrat Lulzim Basha per te cilin tha se eshte nen akuze ashtu si Kajmaku dhe se duhet te jape dorheqjen.

 

 

Ju e paralajmëruar dy ditë më parë që zoti Meta do të dekretonte zonjën Xhefellari si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Shumica e quan tashmë të mbyllur është Xhafellari anëtare e Gjykatës Kushtetuese?

 

Presidenti Meta mund të dekretonte dhe Enkelejd Alibeajn sot se është po aq e pavlefshme sa dekretimi i bashkëjetueses së zotit Alibeaj. Unë e kam thënë dy ditë më parë në seancën e Kuvendit. Presidenti Meta nuk ka asnjë bazë Kushtetuese në vendimmarjen e sotme. I kemi thënë poo më lejo t’I përsëris. Presidenti Meta ka pasur mundësinë të zgjedh një prej tre kandidatëve të renditur të parët por nuk e ushtroi këtë të drejtë brenda 30 ditëve. Afati Kushtetues I Presidentit Meta për të dekretuar ka qenë 7 nëntor. Ky është argumenti parë. Argument tjetër që vijon, presidenti Ilir Meta e ka ezauruar të drejtën për të zgjedhur në këtë rast; pse?  Sepse KED pas përfudnimit të 30 ditëshit ka emëriuar – pra duhet të kuptojmë themepi I reformës në drejtësi sa I takon Gjykatës Kushtetuese ka qenë ngritja e një institucioni të pavarur që buron nga….

 

E kuptoj. Por tani çfarë ndodh? Zonja është anëtare e Gjykatës Kushtetuese? Do të marrë një lëvizje tjetër shumica? Çfarë ndodh tani?

 

Këtu nuk ka asnjë dallim nga qasja e Ilir Metës edhe për çdekretimin e 30 qershorit. Ju lutem!

 

Pra nuk do të ketë një dekretim në Fletoren Zyrtare?

 

Ilir Meta nesër mund të dekretojë anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Sali Berishën. Mund ta bëj. Por ai është anëtar I Gjykatës Kushtetuese për Ilir Metën. Nuk mund të jetë për Kushtetutën e vendit dhe institucionin e Gjykatës Kushtetuese.

 

Gjithësesi emrin e zonjës e ka pasur në tavolinë pavarësisht argumentave që ju thoni? Një njeri nga rruga nuk kishte si ta merrte?

 

Ju lutem! Ju lutem! Kushtetuta thotë shumë qartë KED I dërgon Presidentit të Republikës lsitën me kandidatë nga ku Presidenti është I detyruar të zgjedh një prej tre kandidaturave të renditura të parat. Dhe unë e kam thënë dhe e kam ditur Ilir Meta nuk ka këtu për çështje kushtetueshmërie as për çështje afatesh. Pse? Nëse argumenti I zotit Ilir Meta, ende president I Republikës që të ishte: që nëse vakancën e parë e zgjedh Presidenti të dytën e zgjedh Kuvendi e më pas I vjen radha prapë atij nuk është e vërtetë. Sepse në rastin tjetër I treti I binte që të ishte I gjykatës së Lartë.

 

Ajo që do të kuptojë publiku është çfarë bëhet me Gjykatën Kushtetuese? A mund të ndërtohet Gjykata Kushtetuese në këto momente kur palët janë në barikada krejtësisht të ndara, e para një dhe e dyta kur Bundestagu gjerman ku të gjihtha palët shumica opozita e shohin si busull orientimi. Nuk plotësohet kushti. Nuk ndërtohet Gjykata Kushtetuese?

 

Gjykata Kushtetuese do të ndërtohet. Ju thatë këtu para pak minutash që reforma në drejtësi po kalon në shtigje të vështira. Është e vërtetë. Reforma në Drejtësi në Shqipëri prej vitesh ka pasur disa kundështarë ndër të cilët një ndër më të spikaturit mbetet zoti Ilir Meta. Si kundështar I paepur I implementimit të plotë të Reformës në Drejtësi. Nuk ka asnjë diskutim për këtë çështje. Ajo që dua të them është se Kuvendi Shqipërisë ka qenë modeli edhe në seancën e ditës së hënë I një procesi tejet të rregullt brenda 30 ditëve.

 

Mund të më thoni konkretisht se çfarë do të jetë hapi i ardhshëm I shumicës pas kësaj lëvizje të Presidentit?

 

E para është se sapo kemi konstatuar një tjetër rast flagrant një shkelje tepër të rëndë nga ana e Presidentit të Republikës. Edhe vetë presidenti e di që ka shkelur rëndë Kushteutën para pak minutash me një akt në zyrën e presidentit. Sepse qasja antiinstitucionale e këtij presidenti është tejet e rëndë kur bëhet fjalë edhe për një akt formal.

 

Ecim me një çështje tjetër. Brenda këtij viti keni deklaruar edhe si shumicë se do të mbyllni reformën zgjedhore. Por prapë nuk është e qartë se si do ti vendosni regullat e lojës kur njëra palë nuk është në tryezën ku caktohen rregullat pra është e sigurt që në këtë mënyrë nuk zgjidhet nga kriza?

 

Ju përmendët Bundestagun gjerman si një document udhërrëfyes të rëndësishëm për qasjen që duhet të bëj Shqipëria, institucionet shqiptare përkundrejt përmbushjes së detyrimeve në rrugën europiane. Dhe nëse do ta lexoni me kujdes, bundestagu gjerman e ka thënë shumë qartë: Që reforma zgjedhore duhet të mriatohet me sa më shumë Konsensus por nga Komisioni I Posaçëm I Reformës Zgjedhore. Pra duhet ta dinë për ata që nuk e dinë: Reforma zgjedhore edhe pse e ka të domosdoshëm negocimin, konsultimin me edhe opozitën jashtë parlamentit edhe me atë brenda parlamentit duhet të mos harrojmë se ligjet në Shqipëri në Republikën e Shqipërisë votohen në Kuvend. Komisioni I Posaçëm ka bërë një punë të lavdërueshme edhe gjatë kësaj jave dhe unë jam shpresëplotë që pjesa që lidhet sepse të themi të drejtën ne duhet të jemi korrket edhe me opzoitën parlamentare është që ne kemi dy çështje madhore. Dy grupe çështjesh. Çështja që lidhet me adresimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR pra në Kodin Zgjedhor ku themeli është depolitizimi i komisioneve dhe kjo do të kryhet dhe duhet të kryhet brenda dhjetorit dhe pjesa që lidhet me sistemin. Angazhimi ynë ka qenë që në momentin që hapëm diskutimin brenda komisionit dhe që I dhamë mandate komisionit për ta diskutuar dhe do të vijojë edhe në muajt e parë të vitit 2020.

 

Zoti Balla çfarë leksioni keni nxjerrë ju nga rasti Kajmaku?

 

Unë nuk kam djeni për këtë që thoni ju që është I kërkuar nga drejtësia në Shqipëri. Ajo që është e rëndësishme është që në këtë vend qofsh kushdo qofsh edhe deputet apo kryetar bashkie duhet të mbash përgjegjësi personale. PS ka vendosur një standard I cili është një standard që duhet respektuar edhe nga partitë e tjera në Shqipëri. Në momentin që ngrihet një akuzë nga institucioni I prokurorisë kurrë nga PS nuk ka pasur një rast për të marrë në mbrojtje. Ju flisni për rastin Kajmaku. Zyrtarisht është nën akuzë. I marrë I pandehur për një prej akuzave të njëjta me zotin Kajmaku, falsifikim dokumentash kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Kryetari I opzoitës në këtë vend Lulzim Basha në një kontekst të ruasjtjes së standardit që e kërkon për kundërshtarët e tij minimalisht duhet të kishte vetëpezulluar funksionet e tij në PD.

 

Në 9 muaj krizë politike në Shqipëri janë provuar të gjitha instrumentet që politika dhe politikanët kanë në zotërim përveç njërit. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare. A mund të merret në konsideratë pas 9 muajve?

 

Çdo vend ka një kalendar politik. Çdo parti ka një kalendar politik dhe çdo shumicë parlametare ka një kalendar politik mbi të cilën ka kontraktuar marrëdhënien e vetë me zgjedhësit. Ne kemi një kontratë me qytetarët shqptarë të firmosur në vitin 2017. Dhe kjo kontratë e jona ka për të çuar përpara këtë reform për të cilën neve flasim. Nëse neve nuk do ti kishim qëndruar kësaj fjale të dhënë nuk do të kishim mundësinë të kishim një shumcië të konsoliduar në kuvendin e Shqiprisë të hënën për të mundësuar dy anëtarët e parë zgjedhur nga Kuvendi të Kushtetueses. Gjatë mandatit të parë kemi votuar më shumë se 30 ligje që ldihen me reformën në drejtësi. Vijojmë me reforma të tjera të shërbimeve nda njerëzve me vëmendje ndaj njerëzve. Dhe dua të them që kalendari ynë politik është për të vijuar përpara edhe pse u krijua një pezimizëm në radhët e shqiptarëve të këtij vendi në lidhje një mosvendim nga ana e KE edhe pse Shqipëria I kishte përmbushur të gjitha detyrimet e saj. Jam besimplotë se në samitin e Zagrebit Shqipëria e Maqedonia e Veriut do t’I fillojnë bisedimet sepse nuk është çështje që lidhet me ne por që lidhet me çështjet e brendshme të BE. Për ta thënë troç ne do ti fitojmë zgjedhejt e qershorit 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *